BE mund të mbajë mbyllur kufijtë për Ballkanin Perëndimor edhe pas 1 korrikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, përkundër rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që këto kufij të hapen me këtë datë.

Komisioni Evropian para dy javësh kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me gjendjen e mirë epidemiologjike.

Komisioni kishte konstatuar se kjo situatë në vendet e Ballkanit Perëndimor është “e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në vendet e BE-së”.

Por, prej atëherë situata në rajon është përkeqësuar, me rritjen e shpejt të numrit të të infektuarve me koronavirus. Kjo ka bërë që disa shtete të BE-së të marrin masa individuale dhe që në nivel të BE-së të vihet në pikëpyetje heqja e kufizimeve për hyrjen në BE të shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësi për çështje të migrimit në Komisionin Evropian, Adalbert Jahns, ka thënë se u takon vendeve anëtare të vendosin për heqjen apo jo të kufizimeve për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Rekomandimi për nuk ishte vetëm për shkak të situatës epidemiologjike por edhe për shkak të raporteve të BE-së me atë rajon. Sa i përket situatës, ne jemi duke e ndjekur me shumë kujdes. Diskutimet në Këshill janë në vazhdim e sipër dhe në ato diskutime merret parasysh edhe situata aktuale epidemiologjike”, ka thënë ky zëdhënës në Komisionin Evropian, shkruan “rel”

Lexo edhe :  Sherri në "Ali Dem" ndodhi në zyrën elektorale të PSD! 2 fishekë në vendin e ngjarjes

Edhe pse Komisioni Evropian mund të paraqesë rekomandime, vendimi për të hapur apo jo kufijtë u takon vendeve anëtare. Disa vende anëtare të BE-së tashmë janë duke i rritur masat për kufizimin e hyrjes së shtetasve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka vendosur Sllovenia, ndërsa Kroacia kërkon që personat që hyjnë në territorin e saj, e rrjedhimisht edhe në atë të BE-së, të dëshmojnë arsyen domosdoshme për një udhëtim të tillë.

Në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ditëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të infektuarve me koronavirusin e ri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Izoluan veten dhe fëmijët për më shumë se 3 vite pas Covid, prangoset çifti gjerman

Policia spanjolle arrestoi sot një çift gjerman që jetonin në izolim për më shumë se tre vite në Oviedo,...

Berisha takon kryeministrin kroat Plenković: Fokusi te zgjedhjet e 11 majit

Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Valencia, u zhvillua një takim bilateral mes kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe Kryeministrit...

Bardhi nga Fieri denoncon rritjen e taksave për bizneset: Po shpopullohet vendi

Drejtuesi politik i PD në qarkun Fier, Gazment Bardhi gjatë takimeve me qytetarë në Fier ka denoncuar rritjen këtë vit të taksave dhe tarifave...

Të ndarë prej një viti, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj rikthehen në krahët e njëri-tjetrit?

Prej gati një viti, dyshja shumë e njohur për publikun, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj nuk janë më me njërin-tjetrin. Ndonëse nuk folën asnjëherë publikisht...

SHBA ndryshon rregullat: Revokimi i vizës tani sjell dëbim të menjëhershëm

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka zbuluar hollësi të reja mbi një goditje ndaj studentëve ndërkombëtarë, duke shpjeguar mënyrën sesi ka shënjestruar mijëra persona...

Lajme të tjera

Web TV