“Foli Venecia”!Ironia e ish-deputetit të PS-së: E pësuan si “Breshka te Nallbani”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish deputeti i PS-së, Elmaz Sherifi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me opinionet e Komisionit të Venecias për Kushtetuesen.

“Komisioni i Venecias ua dha “goditjen ne tru”! Veprimet e kryetarit të shtetit u vlerësuan kushtetuese me Opinionin Përfundimtar të Komisionit te Venecias, madje ai e ka mbrojtur kushtetuten nga sjellja antikushtetuese e Manjës dhe Kuvendit te Sajuar.”- shkruan Sherifi ndërsa nuk kursen ironinë ndaj kreut të komisionit të ligjeve Ulsi Manja.

Postimi i plotë:

Kryetari i Komisionit të Ligjeve ligjëronte e protestonte dikur, përse kryetari i shtetit, nuk pranoi emërimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi dhe betimin e saj para tij, ashtu si e vlerësoi dekretimin e një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese nga kryetari i shtetit antikushtetuese, e për ato shkaqe Manja, bëri ligj, dhe i’a hoqi kompetencën kushtetuese kryetarit të shtetit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese para tij.

Me seriozitetin dhe kompetencën profesionale që shfaqte çdo dite i premtoi opinionit se konfliktin do e zgjidhte Komisioni i Venecias. Prandaj, më shumë bujë mediatike “atë mot”, para Corona Virusit, u binte tam tameve e paralajmëroi se edhe kryetari i shtetit do te shkarkohej si shkelës i kushtetutës !

Komisioni i Venecias ua dha “goditjen në tru”! Veprimet e kryetarit të shtetit u vlerësuan kushtetuese me Opinionin Përfundimtar të Komisionit të Venecias, madje ai e ka mbrojtur kushtetutën nga sjellja antikushtetuese e Manjës dhe Kuvendit te Sajuar.

Venecia foli, por, nuk dëgjon Manja!

Me kompetencën profesionale që e shfaq në raste nevoje, paralajmëroi se do e analizojnë raportin, por sdo “kthehen prapa”, përkundrazi do “ecin para”, dhe Kuvendi i Sajuar mund të ndryshojë edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila është miratuar me Referendum.

Rasti për ta ndryshuar kushtetutën sipas të “pa parëve” ka mbërritur. Me hallin që i ka zënë nga marrëveshja e Këshillit Politik, duhet ndryshuar kushtetuta për të hequr koalicionet parazgjedhore dhe kompetencat e kryetarit kryetar të shtetit për emërimet dhe betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese para tij.

Lexo edhe :  Dokumenti, Donald Trump firmos urdhrin e ri për Shqipërinë dhe rajonin

Janë marrosur e s’dinë se çfarë te bëjnë. Goditja që morën nga Amendamenti i Parlamentit Europian me 532 vota, nga 688 anëtarë, për plotësimin e 15 kushteve para Konferencës Ndërqeveritare, me sa shihet, do i çojë ne çmenduri të tjera. Militante partiak kanë rastin të shohin komeditë politikë absurde. Kohë qyfyresh!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV