Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Franko Dine/ Peneli që ktheu muret në telajo (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e rrallë e piktorit 28-vjeçar që realizoi 50 vepra në muret e pallateve dhe rrugicave të Tiranës, i cili po përballet me histerizmin e “forcave të errëta”; pikturon ditën dhe ia prishin natën. Rrëfimi i  Franko Dines për gazetën “Fjala” mbi nismën e tij dhe  vështirësitë

Nga Alessia Selimi

Nuk ishin të rrallë ata kalimtarë në rrugën “21 Dhjetori” që shikonin me kërshëri dy burra të jetësuar në një faqe muri; të dehur, kokulur dhe me një varg shishesh të qelqta nën këmbë. Megjithatë, nuk e pati të gjatë kjo kimi e nxitur nga shpërfaqja artistike.

Arti në rrugë nuk është gjë tjetër veçse poezi urbane që i drejtohet masës së gjerë, jo detyrimisht për t’u recituar me zë të lartë. Dhe njëri prej artistëve që fshihet pas muraleve të kryeqytetit është Franko Dine. Ky 28-vjeçar, i cili ka mbaruar Akademinë e Arteve për Grafikë, nuk e konsideron veten aspak të tillë, të paktën jo për aq kohë sa do të vijojë të haset me indiferentizëm dhe mendime të mbrapshta, ndërkohë që paguhet në mënyrë modeste. Jo rrallëherë shkrirja e bojërave në mure është parë si përpjekje për të maskuar shëmtinë e tyre apo të shtëpive në rrënim e sipër.

I specializuar në Itali dhe Gjermani, ku ka lënë gjithashtu gjurmë të tijat, Frankoja punon sot për Bashkinë e Tiranës në departamentin e dekorit urban. Por, jo për shumë gjatë. Ai shprehet për gazetën “Fjala” se të bërit art në rrugë kërkon përkrahje, botëkuptim, dhe se, fatkeqësisht, këto nuk i ka hasur në asnjë moment.

“I kam dhënë kryeqytetit 50 murale. Sot, ekzistojnë vetëm 10”, thotë Frankoja me keqardhje. “Pikturat murale, fatkeqësisht, nuk ruhen dot, nëse nuk ka shenjë qytetarie dhe etje për të bukurën.”

Ai gëzon një trup të imët, me plot vraga nga punët e shumta mbi trarë e dërrasa. Megjithatë, këto të fundit i sheh si pjesë të pandarë të profesionit.

Frankoja është ai që fshihet pas murales virale “Vëllezër”, në të cilën shihen dy fëmijë që mbajnë veshur flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Sikundër nuk pritej, 28-vjeçari pohon se nuk është ndër krijimet e preferuara.

“E bëra me idenë për të ngacmuar qëllimisht njerëzit. Ata duhej ta kuptonin forcën që ka arti i rrugës. Jo më kot u orientova drejt simbolikave mbi të cilat mbështetet patriotizmi”, thotë Frankoja, teksa ndalet në të fundit murale që i është fshirë nga duar të panjohura.

I revoltuar jo vetëm me gjestin, por edhe me heshtjen me të cilën u shoqërua zhdukja e “Tokë e helmuar”, Frankoja mendon jo pak herë të heqë dorë nga ëndrra për ta ngritur në një nivel cilësor artin e rrugës në Tiranë.

“U mundova që përmes “Tokës së helmuar” të trajtoja vizualisht ribalancimin e nevojshëm të marrëdhënieve midis njeriut dhe natyrës. Dhe mori vlerësim jo të pakët, kur u rendit midis 15 muraleve më të mira në botë në kuadër të Ditës së Mjedisit. Megjithatë, vendi im preferoi të vendoste mbi të një rul dhe bojë”, shprehet Franko duke shtuar se mungon fryma e bashkëpunimit.

Lexo edhe :  Vetëm tre minuta…/ Kaq zgjat përqafimi i ndarjes në aeroportin e Zelandës së Re

Ai gjithashtu ndalet tek turrja e artistëve të huaj dhe produkti i tyre artistik.

“Një tjetër qëndrim ndaj artit të rrugës, është gjithmonë i mirëpritur. Mirëpo, duhet pasur kujdes me hapësirat që u mundësohen artistëve të huaj. Ata nuk janë të rrahur me përditshmërinë dhe realitetin e vendit tonë. Kësisoj nuk mund të presim një produkt që të përçojë elemente identitare”, thotë Frankoja ndërkohë që nuk ngurron të marrë si shembull artistin Italian, i cili identifikohet me emrin Nemo.

“Ai pikturoi në zonën e “Zogut të Zi” një çift me portrete të trishtuara, ndërsa dora e gruas ishte një litar që varej në qafën e saj si një zgjedhë. Nemo synoi asokohe të shkundte shoqërinë nga maskilizmi, ndonëse e këshillova që mënyra e konceptimit ishte e vrazhdë për shoqërinë tonë. Rezultoi se kisha të drejtë. Nuk vonuan veprimet konkrete kundër murales në fjalë, si njolla boje mbi të, apo parulla ofenduese.”

Teksa e drejton gishtin nga kolegët vendas, Frankoja pretendon se u mungon jo vetëm komunikimi, por edhe orientimi i duhur.

“Artistët tanë po bëjnë murale që nuk kanë lidhje me artin e rrugës. Më ngjan se dita-ditës po bëjnë gjëra të pakuptimta. Nëse duam të shohim se sa i pasur apo i varfër është një qytet, se çfarë problematikash ka, mjafton të shohësh artin e rrugës, zhvillimin dhe kapacitetin që ka. Tirana shfaqet me fytyrë mjaft kaotike”, shprehet Frankoja.

Sipas tij, një rezultat i këtillë ka ardhur edhe si rrjedhojë e publicitetit nëpër rrjete sociale. “Po të mos ishin rrjetet sociale, kryesisht “Instagram”-i dhe “Facebook”-u , njerëzit do të njiheshin me gishta. Sot, ata që po transmetojnë antivlera po shiten si të kundërt”, thotë 28-vjeçari tashmë i nevrikosur.

Frankoja është i vetëdijshëm se duhet shumë punë që Tirana të përftojë një qëndrim të metropoleve si Berlini, Londra, Barcelona apo Nju-Jorku, gjithmonë për sa i takon artit të rrugës. Sepse gëzon artistë që mbi të gjitha vijnë nga një shkollë e prapambetur.

“Mos më keqkuptoni! Kemi pedagogë dhe artistë shumë të mirë, por ata vijnë nga një shkollë e vjetër që nuk përkon aspak me të tashmen. Duhet ndryshim, evolucion”, thotë Frankoja. Ai pohon se ka ndërmarrë iniciativën e të pasurit një studio me qira, me qëllimin për t’u injektuar të rinjve kulturë të mirëfilltë për artin e rrugës, dhe aspak dëshirën për të zbukuar me çdo kusht realitetin.

“Duhet t’i shkosh në thelb për ta trazuar (i referohet pikërisht realitetit). Ky është misioni i vërtetë i artit, përtej imitimit të jetës”, thotë Frankoja.  Në parakrahë i shihen pikëza boje. Madje, disa të tilla vihen re edhe në biçikletën me të cilën do t’i drejtohet  rrugës “Mahmut Allushi”, aty ku dikur shihej prej së largu “Toka e helmuar”.

Po planifikon t’u japë jetë heronjve të vijës së parë të frontit në luftën kundër COVID-19. Jo me qëllimin për të fituar simpatinë e qytetarëve. Ai që e pretendon diçka të tillë, kërkon në mënyrë spazmatike përsosje e pavdekësi, dhe Frankoja nuk shfaqet aspak me të tilla ambicie.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

United humbet rrugën e fitores në evropë, Mourinho i bën “bllokadë” ish-skuadrës së tij

Manchester United është ndalur në barazim 1-1 në udhëtim me Fenerbahcen në kuadër të rrethit të tretë të Ligës...

Publiku pyet Rezin a mendon Gresën për grua, përgjigjja e papritur

Njëra nga pyetjet e publikut shkaktoi të qeshura të mëdha në darkën e të nominuarve. Kjo pasi konkurrenti i shtëpisë më të madhe Rezi është...

Lela hedh shishen drejt Zekthit: Si s’të vjen turp?!

Një debat i ashpër ka shpërthyer në studion e emisionit “Open” mes Drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, dhe analistit Fitim Zekthi. Debati...

Pse nuk duhet të flini me flokët e lagur?

Të gjithë ne për arsye të ndryshme si lodhja apo edhe përtacia kemi fjetur të paktën një herë të vetme me flokë të lagur. Por përse...

Nga vjen era e keqe e gojës

Era e keqe e gojës është një çështje që shqetëson shumë njerëz, pasi mund të ndikojë ndjeshëm në jetën e tyre të përditshme dhe...

Lajme të tjera

Web TV