“iOS 14” gati në vjeshtë, a cilat do jenë risitë e sistemit operativ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Apple pritet të nxjerrë shumë shpejt në treg sistemin më të ri operativ, IOS 14. Ja cilat do jenë disa nga risitë që mund të presim nga sistemi më i fundit, i cili pritet të jetë i disponueshëm në fillim të vjeshtës:

  1. Më në fund, pas 13 vitesh që nga hedhja në treg e IOS, thirrjet hyrëse nuk do të zënë më të gjithë ekranin. Thirrjet hyrëse do të shfaqen lart dhe mund të përgjigjeni nga aty. Nëse e ulni poshtë, thirrja do të zërë sërish gjithë ekranin, ndërsa nëse tërhiqni lart telefonata mbyllet.
  2. Opsioni i mësipërm vlen edhe për thirrjet me video.
  3. Avantazhi tjetër është që mund ta zvogëloni pjesën e “FaceTime” dhe ta lini në madhësinë që dëshironi. Kështu mund të vijoni të përdorni telefonin normalisht gjatë bisedës me video.
  4. Bisedat me video “FaceTime” do të jenë në cilësinë 1080p.
  5. Një tjetër risi lidhet me pjesën e “FaceTime” sërish. Tani në bisedat me video që do të bëni, ju do të keni kontakt sy më sy me personin që ndodhet në anën tjetër të telefonatës. Pra sytë nuk do duken më sikur po shikojnë poshtë tek kamera, por do jenë drejtë duke dhënë ndjesinë që po ju shohin drejtpërdrejtë.
  6. Mund ta rregulloni cilësinë me të cilën do filmoni që nga kamera, pa pasur nevojë për të shkuar tek opsioni “settings”.
  7. Nëse ju po përdorni mikrofonin apo kameran, një dritë jeshile do të ndizet në pjesën lart afër kamerës ballore për t’ju sinjalizuar.
  8. Ju do të keni mundësinë të kaloni apo vendosni “Widgets” në ‘Homescreen’.
  9. Ju mund të fshihni disa prej faqeve të “Homescreen-eve” që keni përzgjedhur dhe mund t’i ktheni sërish kur të dëshironi.
  10. Shtohet opsioni “App Library” – këtu do t’i gjeni të gjitha aplikacionet që keni në telefon, të renditura alfabetikisht.
  11. Pin Message – Nëse keni një person me të cilin bisedoni shpesh me mesazhe në telefon, atëherë mund ta veçoni lart duke i bërë “Pin”, që ta keni më të lehtë. Ju mund të bëni deri në 9 kontakte “Pin”.
  12. Bisedat me mesazhe në grupe – p.sh. nëse bëni @albani në një mesazh që po dërgoni në grup, personit në fjalë do t’i shkojë si njoftim që ju e keni përmendur. Njëlloj si në mesazhet në grupe në Whatsapp.
  13. Mesazhet në grupe – mund t’i përgjigjeni specifikisht një personi dhe mesazhet do të shfaqen si “Reply”.
  14. Aplikacion i ri “Translate” – Si fillim do të punojë në 11 gjuhët më të njohura dhe do të jetë si një “Google Translate” në telefonat Apple.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV