Paratici del hapur te Juve: “Arthur? Ah sa kemi folur me Barçën për këtë blerje”

"Për momentin të dy ekipet po luajnë ndeshje të rëndësishme dhe për këtë arsye ne preferuam të anashkalojmë tratativat" tha Paratici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artur i pëlqen Juventus dhe nuk është më një mister. Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici pranoi publikisht kontaktet me Barcelonën për talentin që këtë verë mund të zbarkojë në Serie A.

“Ne bisedojmë shpesh me Barcelonën për këtë. Për momentin të dy ekipet po luajnë ndeshje të rëndësishme dhe për këtë arsye ne preferuam të anashkalojmë tratativat në këtë periudhë” tha Paratici.

Drejtori sportiv i Juventus la të kuptohet se po profilizohet një shkëmbim i mundshëm me boshnjakun Miralem Pjanic.

Besim ndërkohë për të ardhmen e Dybala te skuadra e Juventus. “Unë mendoj se Paulo nuk është harruar, dhe me të vërtetë ai ka bërë shumë ndeshje të mira. Logjikisht ne jemi në një periudhë në të cilën është e vështirë të jesh i I shkëlqyer në fushë dhe kjo vlen dhe për Dybala. Si gjithmonë në vitet e fundit, ne po vrapojmë në të gjitha frontet në këtë kohë të vitit, sin ë Europë ashtu dhe në Itali në të gjithë turnetë. Me ekuilibër dhe qëndrueshmëri, po ecim përpara me besim” tha Drejtori sportiv i Juventusit.

Të fundit

Foto/ Monika Kryemadh bëhet gjyshe për herë të parë, ja emri i veçantë i mbesës!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi përmes një postimi në “Facebook” njofton se është bërë gjyshe. Kryemadhi shpreh fjalët...

Prestigjozia ‘CN Traveller’/ Zbuloni plazhet më të mira në Shqipëri

Ndërsa një numër vargmalesh të ndryshme shtrihen përgjatë anës lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve parajsore ku dielli shkëlqen...

Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!

Nga Mero Baze Një nga argumentet që Berisha po përdor për të na mbushur mendjen se qeveria e tij ishte qeveri e pastër, është edhe...

Jeta nën rrënoja/ Momenti kur gruaja lind pas tërmetit në Tajlandë (Video)

Një grua lindi fëmijën e saj në mes të rrugës në Bangkok, pasi spitali në të cilin qëndronte u evakuua pas tërmetit në Mianmarin...

Pas një muaj agjërimi, besimtarët myslimanë do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit

Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë  do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se...

Lajme të tjera

Web TV