Trajtoi shumë pacientë/Flet mjekja e infektuar: Pandemia është realitet, tregoni kujdes!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nirvana iu ka shërbyer shumë pacientëve të infektuar me koronavirus. Për fat të kjo mjeke është prekur edhe vet.

Nirvana tregon për Tch se pandemia është realitet ndaj duhet shumë kujdes. Mjekja vazhdon akoma karantinën, por shton me tej se rregullat duhet të vazhdojnë të respektohen.

Fjala e plotë

Ne nuk punojmë në fushë me lule, por me pacientë të prekur nga sëmundje të ndryshme. Erdhi një moment që u preka edhe vetë. Më pas u infektua vajza ime dhe prindërit. I kam në moshë dhe e harrova fare veten. Tani jemi më mirë. Vazhdojmë karantinën. Unë pata këto simptoma: laringu, dhimbje trupi, temperaturë, humbje shije. Goca dhimbje koke dhe temperaturë. Dëgjojmë histori konspiracioni, por unë them se Kovidi është realitet, ndaj duhet të vazhdojmë të bëjmë shumë kujdes.

Kur shikoj nga ballkoni njerëz, që e kanë ulur vigjilencën dhe nuk respektojnë rregullat, nga njëra anë, dhe unë e familja ime, që jemi karantinuar, janë dy realitete paralele.Paragjykime ka. Një shoqe i tha vajzës: Po m’u sëmurën gjyshërit, ju të gjithë do mbani përgjegjësi. Unë kam telefonuar gjithë kontaktet e para një jave nga infektimi, dhe të gjithë kanë bërë tampon dhe fatmirësisht dolën negativë. Kovidi është sëmundje dhe vetmi në të njëjtën kohë”.

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos,...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

Lajme të tjera

Web TV