Gjendet e vdekur gruaja e ish-ministrit britanik

Rosa Paterson, bashkëshortja e ish-ministrit dhe deputetit Tory Owen Paterson, është gjetur e pajetë në banesën e tyre në Britani. Rosa u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Paterson, gjatë një deklarate u shpreh se vdekja e gruas së tij ishte e papritur dhe një goditje e fortë për familjen.

Ndërkohë në media nuk është thënë ende asnjë detaj lidhur me shkakun që i ka marrë jetën gruas së ish-ministrit.

Rosa Paterson ishte anëtare e bordit të Jockey Club. Çifti u martuan në 1980 dhe kishin dy djem, dhe një vajzë.

 

Fjala e plotë

Është shumë e trishtë që unë duhet të ju informoj se gruaja ime, Roza, është gjetur e vdekur në shtëpinë tonë në Shropshire. Rose dhe unë u martuam për 40 vjet të lumtur. Ajo ishte një grua, nënë dhe gjyshe e mrekullueshme dhe e kujdesshme. Vdekja e saj ka ardhur si një tronditje e tmerrshme për të gjithë ne”, është shprehur ai.

 

 

Bo.Ba/fjala.al