Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një fugon është përplasur me një automobil dhe si pasojë janë plagosur dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krahës-Fier ku të plagosur kanë mbetur drejtuesi i fugonit Tomorr H., Xhentil Cupi dhe Gersian Kola të cilët ishin duke udhëtuar me automjetin e tipit ‘Passat’.
Autoritetet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit, por dyshohet se shkak ka qenë mos respektimi i sinjalistikës rrugore./Re.Gu/Fjala.al