Konfirmohet rasti i parë me virus në Përrenjas

Një 32-vjeçar ka rezultuar pozitivë me koronavirus në Përrenjas, duke u bërë kështu rasti i parë zyrtarë me Covid-19 në këtë qytet.

Bëhet me dije se 32-vjeçari punonte si menaxher personeli në një kompleks në dalje të qytetit. Ndërkohë menjëherë pas konfirmimit të rastit, janë dezifektuar ambientet e kompleksit.

Ende nuk dihet se si i riu ka kontraktuar koronavirusin dhe sa persona kanë pasur kontakte me të, por ndërkohë gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme./Re.Gu/Fjala.al