“Matrix 4” rinis xhirimet në Berlin/ Keanu Reeves merr të dashurës 55 vjeçare me vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keanu Reeves udhëtoi bashkë me të dashurën e tij 55 vjeçare Alexandra Grant drejt Berlinit, atje ku pritet të rinisin këtë javë xhirimet për “Matrix 4”.

Alexandra me profesion artiste por e njohur si filantropiste, dukej mjaft e lumtur që shoqëronte Keanu, aktorin 46 vjeçar, teksa janë fotografuar të qeshur krah njeri-tjetrit dhe bashkë me aktorë të tjerë, pjesë e kastit.

“Matrix 4” do të shfaqet në kinema në vitin 2021 dhe prodhimi i tij nisi në janar të këtij viti, por xhirimet ndaluan në muajin mars për shkak të pandemisë, megjithatë kasti i aktorëve dhe pjesa tjetër e stafit janë ribashkuar këtë fundjavë në kryeqytetin gjerman.

“Jam shumë i lumtur që i rikthehem këtij personazhi dhe jam gjithashtu mirënjohës që punoj përsëri me miq brilant” u shpreh aktori.

Aleksandar Hemon dhe David Mitchell janë bashkëautorë të skenarit për “Matrix 4” ndërsa Keanu Reeves do të luajë përsëri personazhin kryesor Neo. Reeves dhe Grant u shfaqën për herë të parë në publik si çift në nëntor të vitit të shkuar dhe prej asaj kohe, spekulimet për lidhjen e tyre kanë qenë të shumta, sikurse edhe kritikat për moshën e aktores në krah të Reeves.

Shumë thonë se ata kanë disa muaj bashkë ndërsa të tjerë thonë se lidhja mes tyre vazhdon prej vitesh./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Regjistrohet rrufeja 829 kilometra e gjatë

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në...

Lajme të tjera

Web TV