Të maskuar e me a*më, 4 persona dhunojnë 25-vjeçarin në Bulqizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 net më parë në Bulqizë, ku mësohet se një 25-vjeçar është dhunuar rëndë nga 4 persona të maskuar e me armë.

Bëhet me dije se këta persona kanë hyrë në një lokal në fshatin Gjoricë të Bulqizës. Dhunuesit kanë hyrë në lokal, ku gjendeshin 20 persona të tjerë dhe kanë rrahur të riun.

Ngjarja është bërë publik nga një banor, i cili është edhe anëtar i pleqësisë së fshatit. Gëzim Miftari ka thënë se mes personave që panë ngjarje ka qenë edhe djali i tij. Ai theksoi se njëri prej personave të armatosur ka bërë rojë tek dera, ndërsa 3 të tjerët kanë hyrë brenda duke kërkuar që të gjithë të shtrihen në tokë.

Të gjithë panë se ata dhunua rëndë një djalë 25 vjeç me inicialet F.A duke e goditur me tytën e armës, ndërsa pas largimit të tyre personat e gjendur në lokal kanë transportuar të riun në spitalin e Dibrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Banorët e këtij fshati kanë kërkuar arrestimin e autorëve, që kanë ushtruar terror duke i frikësuar të gjithë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV