Virusi hyn në SHISH, fasoneritë ”infektojnë” Vlorën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe ditën e sotme numri i infektimeve në vend nga koronavirusi vijon të mbetet i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 67 raste të reja me Covid-19 dhe 1 humbje jete.

Prej rasteve, 10 janë regjistruar në Shkodër dhe 6 në qytetin bregdetar të Vlorës.

Mësohet se një ndër të prekurit në Shkodër është një personel i degës së Shërbimit Informativ Shtetëror të qytetit, ndërsa tre janë punonjëse në Gjykatën e Apelit të këtij qyteti.

Dyshohet se infektimet në gjykatë janë përhapur, pasi të premten e kaluar u konfirmua punonjësja e parë e prekur me koronavirus në Apel.

Ndërsa nga 6 rastet e Vlorës, bëhet me dije se janë punonjëse të fasonerive.

Katër prej tyre punonin te fasoneria e këpucëve e cila u mbyll dje, ndërsa dy të tjera në një fasoneri tjetër ku një ditë më parë u raportua një i infektuar. Në fasonerinë që u mbyll raportohet për 14 të infektuar.

Aktualisht vijojnë hetimet epidemiologjike për familjarët dhe kontaktet e rasteve të infektuar, për të zbuluar se deri ku është shtrirë zinxhiri i përhapjes së virusit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Të Qytetërohemi ose të Turpërohemi, mes Shkundjes dhe Përgjegjësisë

Nga Fejzo Subashi. Nuk ka pushtet të përkryer. As qeveri ideale. Por ka momente që nuk mund të kalohen në...

Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025!

Është miratuar në parim vendimi për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, i cili do të...

Rrënjët e rrumpallës së territorit: Ligji 7501 apo Berisha-92?

Nga Eduard Zaloshnja Deri në fund të vitit 1990, e gjithë toka e Republikës së Shqipërisë ishte pronë e shtetit – fakt juridik i konsakruar...

Krisje totale me tifozët, Interi kërcënohet me gjyq: Na hoqët lirinë

Një përplasje e ashpër po nxeh edhe më shumë marrëdhëniet mes klubit të Interit dhe bërthamës më të zjarrtë të tifozërisë së saj, “Curva...

Rrëzimi i avionit Air India, hetuesit zbulojnë një tjetër audio nga kabina e pilotëve

Hetimet paraprake mbi rrëzimin tragjik të avionit të Air India kanë ofruar disa të dhëna të rëndësishme, por ende nuk kanë nxjerrë një konkluzion...

Lajme të tjera

Web TV