VOA: Pandemia në Shqipëri s’e ka humbur forcën, po shfaqet agresiv! Prek dhe moshat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri vijojnë të rriten me ritme të larta rastet e reja, ndërsa që prej dy javësh janë shtuar ndjeshëm dhe viktimat. Sot u njoftua për një 34 vjeçare e cila humbi jetën. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të infektuarit që po shfaqin shenjat klinike, janë tanimë dhe mosha të reja. Gjatë 24 orëve të fundit, ka patur 67 të prekur, të zbuluar në 17 qytete të ndryshme të vendit.

Të dhënat e të paktën dy javëve të fundit po dëshmojnë, ashtu siç dhe vetë mjekët e kanë pohuar, se Koronavirusi në Shqipëri, nuk e ka humbur forcën dhe po shfaqet agresiv. Që prej 11 Qershorit mesatarja e vdekjeve është një person në ditë. Në total në Shqipëri numërohen 47 viktima, nga të cilat më shumë se një e katërta vetëm në 14 ditët e fundit.

Autoritetet njoftuan sot se një 34 vjeçare nga Librazhdi ka humbur jetën. E reja “vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë”, deklaroi zonja Marjeta Dervishi e Institutit të Shëndetit Publik.

Viktima e sotme është më e reja në moshë, mes atyre që kanë humbur jetën. Ministria bëri të ditur se virusi po shfaqet me komplikacione shëndetësore të rënda jo vetëm te të moshuarit. Në spital “vijon të ketë shtrime me simptoma të rënduara si pasojë e COVID 19, duke përfshirë dhe mosha të reja që po shfaqin gjendje të rënduar shëndetësore”, bëri të ditur zonja Dervishi.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po trajtohen 82 pacientë, ndërsa po rritet numri i atyre që janë në një situatë kritike. Të paktën 14 pacientë janë në terapi intensive.

Lexo edhe :  Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Edhe rastet e reja mbeten po ashtu në nivele të larta. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 67 të prekur, të zbuluar në 17 qytete të vendit. Në total numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është mbi 2100 persona, por gati 40 përqind e tyre i përkasin 16 ditëve të fundit, ku mesatarja ditore ka qenë prej 53 të prekurish.

Heqja e masave shtrënguese, pasoi një mungesë të përgjithshme të respektimit të rregullave dhe protokolleve të sigurisë shëndetësore si nga individët po ashtu në masë të madhe dhe nga institucionet dhe ndërmarrjet pubilke e private/Voa

Të fundit

Serbia dhe Kina bashkojnë armët. Stërvitja e parë ushtarake mes dy vendeve

Serbia dhe Kina bashkojnë forcat e armatosura, për stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, gjatë gjysmës së dytë të...

“Pse disa u legalizuan e disa jo?”/ Tabaku reagon për shembjet në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar në Theth, ku qeveria...

Zaptuan hapësirat publike dhe i kthyen në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë kontrolleve të kryera në lagjen ‘Ujin e Ftohtë’ konstatuan se dy persona kishin...

Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në...

Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Ceremoninë e Hapjes së festivalit ‘Herrenchiemsee Festspiele’ më Bavari, ku mbajti një fjalim. Gjatë fjalës së tij Rama...

Lajme të tjera

Web TV