Burg për dy mjekët e klinikës private, operuan ilegalisht ekzekutorin e dy biznesmenëve në Laç

Për dy mjekët, Besim Lama dhe Viktor Marku, gjykata e Kurbinit ka caktuar masën ‘arrest me burg’.

Mësohet se dy mjekët akuzohen se mjekonin ilegalisht autorin e dyshuar të vrasjes së dy biznesmenëve në Laç.

Ngjarja ndodhi në 30 maj të këtij viti në hollin e një hoteli në Laç, ku mbetën të vrarë Paulin Gjergji Marku si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani).

Dy mjekët u arrestuan në 23 qershor, pasi akuzohen se nuk raportuan faktin se në klinikën e tyre private në Qytet Studenti kishte shkuar një person i plagosur me armë zjarri.

Bëhej fjalë konkretisht për shtetasin Eduard Lamajt, i cili qëndroi për disa ditë në këtë klinikë ku u trajtua pasi kishte marrë një plumb në këmbë.

Policia e Tiranës pas informacioneve ushtroi kontroll në këtë subjekt privat ku u konstatua se Eduard Lamaj pas ekspertizës mjeko-ligjore kishte një plagë e shkaktuar 20 ditë më parë, që korrespondon me vrasjen e dy biznesmenëve.

Lamaj iu dha atyre fillimisht identitet të rremë që i përkiste një të riu në Laç, por më pas është arrestuar nga Policia.

Nga ana e vet Lamaj ka hedhur poshtë autorësinë e vrasjes. 4 autorët të veshur si policë u futën në hollin e hotelit dhe ekzekutuan Gergjin dhe Likën. Një tjetër detaj është dhe se Eduard Lamaj është komshi me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja, Ari Allamani i cili është i dënuar jashtë shtetit.

la.mi/Fjala.al