Aleksandër Meksi në periudhën 1994-1996, kryeministrat Ilir Meta-Fatos Nano në vitet 2002-2005, Sali Berisha në periudhën 2006-2008 dhe Edi Rama në periudhën 2016-2018. Këta kryeministra janë më të suksesshëm në punën tyre për ekonominë në Shqipëri në këto 30 vjet. Të paktën sipas profesorit të ekonomisë Adrian Civici, i cili është edhe rektori i universitetit Mesdhetar të Tiranës, këta kryeministra dhe periudhat përkatëse janë momentet më të mira ekonomike në këto tre dekada. Këtë Civici e ka bërë publike në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në grupin mediatik Fjala.
-Si e kanë qeverisur Shqipërinë në aspektin ekonomik qeveritë në këto 30 vjet?
-Treguesit më të mirë në fakt, padyshim në 1994-1996 ka qenë një periudhë intensive reformash. Kanë qenë dhe dy situata të tjera relativisht të mira. Ka qenë periudha 2002-2005 në qeverisjen Meta-Nano.
Periudhë e mirë ka qenë dhe periudha 2006-2008 ku patëm një rritje ekonomike me gati 8%. Dhe pastaj shkuam në 2013 në 0.9%.
Pastaj patëm periudhën 2016-2018 ku shkuam deri në 4.5%./Fjala.al/Ke.Ba
https://www.youtube.com/watch?v=1IjjPe9gBBg