Durrës/U dëmtuan nga tërmeti, Këshilli vendos për shembjen e 19 pallateve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qytetin e Durrësit pritet të shemben 19 pallate pasi janë shpallur të pabanuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, që u zhvillua këtë të enjte online.

Pallatet janë në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës.

Durrësi së bashku me Krujën ishin zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit.

Vendimet e Këshillit Bashkiak

1- Miratimi i kontratës tip për përfitimin nga grantet e rikonstruksionit për individët ose familjet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 me nivel dëmi DS1-DS2-DS3.

2-Vijimi i procedurave të prishjes së detyruar të 12 pallateve të ndodhura në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës, të gjitha pronë private në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.

3-Miratimi i vërtetimit të lëshuar nga kryetari i fshatit dhe administratori i njësisë administrative si pjesë e dokumentacionit të dosjes së aplikuesit për të përfituar nga programet e rindërtimit.

4- Vijimi i procedurave të prishjes së detyruar të 7 pallateve të ndodhura në njësitë administrative Sukth dhe Manëz , të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV