Liverpool kampion pa luajtur fare? Festa mund të shpërthejë që sot për “Reds”

Nëse Manchester City humbet ose barazon kundër Chelsea, titulli do të jepet sonte 7 raunde para fundit në Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Everton i trajnerit Carlo Ancelotti dhe Manchester City që mposhti Burnley, e kanë shtyrë festën për disa ditë, por Liverpool 30 vjet pas herës së fundit, tani ka në duart e tij titullin e kampionit të Anglisë.  Numërimi mbrapsht për të festuar Premier League më të gjatë në historinë e futbollit anglez ka filluar zyrtarisht dhe nëse skuadra e Guardiola nuk e mposht Chelsean sonte, triumfi do të jetë edhe zyrtarisht në aspektin matematikor.

Aktualisht skuadra e Klopp, pas fitores kundër Crystal Palace kryeson me 86 pikë, ndërsa Manchester City është në një kuotë prej 63 pikësh. Reds kanë nevojë për dy pikë, pa i parë të tjerët se çfarë do të marrin në fushë, por festa tashmë mund të shpërthejë këtë mbrëmje. Nëse Manchester City humbet ose barazon kundër Chelsea, titulli do të jepet sonte 7 raunde para fundit në Premier League.

Në rast të një fitore të Citizens, festa do të duhet të presë dhe gjithçka do të shtyhet për në 2 korrik, kur përplasja kundër City do të zhvillohet në Etihad Stadium.

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV