Vrasja në Laç/ Atentatori: U konfliktuam për drogën, tregon bashkëpunëtorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës dhe prokuroria “zbërthen” 30-vjeçarin Eduart Lamaj, njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Gazeta “Fjala” publikon dëshminë e tij, ku ai tregon bashkëpunëtorët në krim, por edhe motivet e atentatit. Prokuroria nuk bindet, dyshon se janë vrasës me pagesë

Që prej ditës kur u vu në pranga, si personi kryesor i vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, 30-vjeçari Eduar Lamaj ka qenë bashkëpunues me policinë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka qenë 30-vjeçari ai që ka treguar emrat e bashkëpunëtorëve të tij të cilët morën pjesë në krimin e rëndë. Gjithashtu, ai u ka treguar hetuesve edhe vendin ku ishte fshehur makina tip “Golf 5”, me të cilën katër autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. 30-vjeçari nga Sanxhaku i Kurbinit, i cili ka tri identitete, ka pranuar autorësinë e krimit, ka treguar emrat e bashkautorëve, vendin ku ndodhej makina, por asnjë detaj në lidhje me porositësit e mundshëm të atentatit, pasi policia ka dyshime se i arrestuari dhe tre të shpallurit në kërkim janë vrasës me pagesë. 30-vjeçari është marrë dy herë në pyetje, por në të dyja rastet ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim, ku përballë hetuesve thotë se konfliktin personat që morën pjesë në ngjarje e kanë pasur me pronarin e hotelit. “Konfliktin nuk e kam pasur me dy viktimat, por me pronarin e hotelit, Ilir Allamanin. Me Ilir Allamanin kishim konflikt për paratë e drogës që kemi punuar bashkë në Itali. Ia kam kërkuar disa herë lekët, nuk m’i jepte, më shante. Shkova me 3 shokët për t’i bërë dëm, jo për ta vrarë. Sa kam hyrë në hotel, jam qëlluar nga dikush që nuk e njihja. Kur u rrëzova, qëllova për vetëmbrojtje”, mësohet të jetë shprehur Eduart Lamaj. Por kjo dëshmi nuk i ka bindur hetuesit, pasi dyshojnë se vrasja ka qenë e mirorganizuar. Burime të sigurta pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se të riut, do t’i ofrohet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Më pas do të jetë ai që do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo këtë status. Sipas informacioneve, ka dyshime se ky grup ka kryer edhe atentate të tjera.

Kush janë të shpallurit në kërkim

Klaudio Perkola, Ilir Xhepaj dhe Elson Alija, të tre nga Kurbini, janë personat që janë shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë, një muaj më parë, në Mamurras. Ka qenë i arrestuari Lamaj ai që ka zbardhur emrat e tre bashkautorëve në atentatin e 30 majit, në hotel A&A, në autostradën Laç-Mamurras. Ilir Xhepaj, i cili, sipas Lamajt është edhe personi që ka organizuar krimin e rëndë, është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë. Ky shtetas, dy javë përpara se të kryhej atentati mafioz, më konkretisht më datë 15 maj 2020, plagosi biznesmenin Zef Marku në Laç, pas një konflikti mes tyre. Ai njihej si një person problematik në zonën e Laçit. Xhepaj ka qenë i dënuar më herët edhe për grabitje me armë në vitin 2012, në Kurbin. Gjithashtu, ai është dënuar edhe për një plagosje në Fushë-Krujë, disa vite më parë. Ilir Xhepaj kishte tre muaj që kishte lënë qelitë, ku kishte vuajtur dënimet për veprat e lartpërmendura. Mësohet se gjatë kësaj kohe ai ka jetuar në kryeqytet. Ndërsa Klaudio Përkola, 21-vjeçari i shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e Bujar Hasanit dhe biznesmenit Paulin Gjergji, rezulton të jetë djali i një efektivi policie në komisariatin e Kurbinit. Përkola, që tashmë po kërkohet nga policia, është djali i efektivit të policisë Gjovalin Përkola, i cili rezulton të jetë pjesë e organikës së komisariatit të Laçit. 21-vjeçari, prej tri ditësh është shpallur në kërkim me urdhër të prokurorisë, ndërkohë mësohet se babai i tij Gjovalini, po negocion me drejtuesit e policisë për të realizuar dorëzimin e djalit të tij. Ndaj babait të djalit që është në kërkim ka nisur procedura për pezullimin nga detyra.

Lexo edhe :  Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

22-vjeçari Tusha kërkon lirinë

Kreshnik Tusha, 22-vjeçari i arrestuar vetëm disa orë pas vrasjes së dyfishtë të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, mbrëmjen e 29 majit ka kërkuar lirinë. I riu, nëpërmjet avoktëve të tij, ka depozituar dje në Gjykatën e Tirnës kërkesën për t’u liruar nga burgu. Kjo kërkesë e tij vjen me arsyetimin se tashmë janë zbardhur autorët e vërtetë të krimit të rëndë dhe se ndaj tij nuk ka asnjë provë që e implikon me ngjarjen. Tusha u arrestua nga policia pasi dyshohej se ishte plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me viktimat në këmbë. Prokuroria kërkoi lënien në burg të 22-vjeçarit, për shkak se dëshmitë e tij ishin kontradiktore. Në dëshminë përballë mjekëve të Spitalit të Traumës ka deklaruar se është vetëplagosur me armë, ndërsa përpara prokurorit ka deklaruar se i bënë atentat. Për këtë arsye, togat e zeza e kanë lënë në qeli. Tusha dyshohet se është plagosur nga autorët e krimit të rëndë, kur ata u larguan nga hoteli ku ndodhi përplasja me armë zjarri. Hetuesit kanë dyshime se katër autorët kanë plagosur 22-vjeçarin, për të humbur gjurmët e autorëve të vërtetë të krimit të rëndë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Rruga Tiranë-Korçë shkurtohet me 30 minuta”, Rama publikon pamjet

Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga punimet e kantierit të aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë....

1905 – Rebelimi në anijen luftarake “Potemkin”: një pararendës i Revolucionit Rus

Më 1905, gjatë Luftës Ruso-Japoneze, shpërtheu një nga episodet më të famshme të mosbindjes ushtarake në historinë moderne: rebelimi i marinarëve në anijen luftarake...

“Politika e imigracionit”/ Gjermania kufizon bashkimin familjar për refugjatët

Gjermania ka vendosur të kufizojë ribashkimin familjar për refugjatët.  Ligjvënësit ranë dakord të pezullojnë të drejtat e ribashkimit familjar për refugjatët pa status azili,...

Si ndodhi që ‘Trumpistët’ shqiptarë u kthyen kundër vajzës së Trump?

Kreshnik Spahiu Ata që e quajnë “tradhti” investimin amerikan në ishullin e Sazanit, do ta quanin akt patriotik po të ishte Berisha kryeministër. Të jesh kundër...

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV