Atentati ndaj Billës/ Arrestohet një 26-vjeçare, roli që ka pasur (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve lidhur me vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në kryeqytet.

Në pranga është vënë një 26-vjeçare me Adjola Lakra, banuese në Tiranë, i dyshuar si bashkëpunëtore në atentatin ndaj 40-vjeçarit.

“Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M).” thuhet në njoftimin e policisë.

Burime bëjnë me dije se 26-vjeçarja ka nxjerrë në pritë 40-vjeçarin.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetases A. L.

Lidhur me atentatin ndaj Hekuran Billës më 11 qershor te zona e “Komunës së Parisit” në kryeqytet, më herët janë arrestuar Viktor Marku (i dyshuar si autori kryesor i ngarjes) dhe Seabastian Mali (nipi i Viktor Markut).

Ngjarja dyshohet se ka lidhje për hakmarrje, pasi Viktor Marku është vëllai i Prel Markut të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV