Hashim Thaçi mbërrin në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar mesditën e sotme se ka mbërritur në Tiranë.

Kjo vizitë në Shqipëri vjen pas ngritjes së aktakuzave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime gjatë Luftës së Kosovës dhe anulimit të udhëtimin drejt Uashingtonit ku ishte parashikuar të mbahej takimi mes tij dhe Presidentit serb në Shtëpinë e Bardhë.

Thaçi bën me dije se ditën e dielë do të dalë në një konferencë shtypi nga zyra e tij në Prishtinë për të komunikuar lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, shkruan Hashim Thaçi në Facebook. /En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3947867591950237?__tn__=-R

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV