Kukësi, Nexhipi: Të kalojmë njëherë Teutën, pastaj flasim për Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej përpjekjeve dhe deklaratave optimiste për të mos u dorëzuar, Kukësi duket se e ka humbur betejën për titull me Tiranën dhe kësisoj, verilindorët e shikojnë Kupën e Shqipërisë si të vetmen mundësi reale për të mos mbetur pa trofe këtë sezon. Dhe pengesa e parë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Orges Shehi do të jetë Teuta, të cilën shorti i së premtes ia vendosi përballë në gjysmëfinale.

Dhe, duke folur menjëherë për mediat pas hedhjes së shortit të gjysmëfinaleve të veprimtarisë së dytë të futbollit në vend, drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, e vlerësoi lart kundërshtarin e radhës, Teutën, por ngurroi të fliste për një finale të mundshme kundër Tiranës. “Tani këtë fazë gjysmëfinale, nuk ka short të lehtë, të gjitha ekipet kanë cilësi”, – deklaroi nr. 2 i klubit verilindor.

“Jemi kundër Teutës, dy ndeshje, shpresojmë të bëjmë më të mirën, – ka vijuar ai. – Tani, normalisht ne çdo vit futemi në garë për titull. Tirana është shkëputur, pavarësisht se jemi ende në garë matematikisht, është shumë e vështirë. Kështu që synojmë Kupën që të plotësojmë sado pak sezonin tonë.” Zyrtari i Kukësit nuk ka pranuar ta nënvlerësojë skuadrën bregdetare.

“Jo, nuk jemi më superiorë se Teuta, – ka këmbëngulur ai. – Ndeshjet kundër Durrësit çdo vit janë të vështira. Teuta ka lojtarë me shumë cilësi dhe do të jenë dy ndeshje shumë interesante. Presidenti nuk e ka thënë një gjë të tillë, që të fokusohemi vetëm te Kupa. Sidoqoftë, për ekipin tonë, Kupa e Shqipërisë do të jetë një trofe shtesë.”

“Si vitin e shkuar, dhe këtë vit duam ta ngremë trofeun”, – shtoi drejtuesi i klubit fitues në fuqi të kësaj veprimtarie. “Duhet kaluar Teuta për të folur për finalen, – ka theksuar Nexhipi, i pyetur për një finale të mundshme me finalen. – Normalisht, Kukësi dhe Tirana kanë dy skuadra të mira dhe do të ishte një finale e fortë. Kemi dy ndeshje, si ne si ata, kështu që të presim si do të shkojnë gjërat”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV