Mbushja e Infektivit/Mjekja flet për situatën në spital, apel të fortë qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përballë situatës shumë shqetësuese me shtim të madh të shtrimeve në Infektiv, mjekja infeksioniste Entela Kolovani tregon se si po menaxhohet gjendja brenda pavijoneve.

Ajo tha se me këto shifra situata është e përballueshme, ndonëse nënvizoi shtimin e madh të pacientëve të shtruar dhe apeloi fort për ndërgjegjësim të madh nga ana e qytetarëve.

Deri tani me këtë trend jemi duke e përballuar me numër shtretërish. Në funksion të shërbimit tonë janë vendosur që në fillimi m 2 pavione shtesë. Kemi 120 shtretër. Njëri pavion i është kushtuar terapisë intensive. Nëse vazhdojmë me këto shifra e përballojmë. Edhe pse dëshira jonë është sa më pak të sëmurë me koronavirus.

Kthimi mbrapa nuk do të ishte i falshëm për ne si qytetarë. Shpresoj shumë që qytetarët të na mirëkuptojmë. Nuk mund ti kthehemi më karantinës. Ne kemi mbi 70 persona të hospitalizuar dhe 14 persona po marrin shërbim intubim”, tha Kolovani, e ftuar ne studion e Abc News.

Mjekja u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm duke theksuar se ky virus nuk është si gripi, ashtu sikurse pretendohet në masë.

Do bëja një thirrje të mos ua besojnë shumë vetës së tyre klinikën. Çdo person ka të drejtë të informohet. Kanë dëgjuar që thuhet është grip, madje edhe Trump ka dalë me të tilla deklarata dhe është kundërshtuar. Ky virus e ka treguar se nuk mund të jetë shumë i parashikueshëm. Nuk ngjan me gripin.

Nëse shohim prekjet pulmonare të personave që kalojnë koronavirusin janë krejt ndryshe nga ato të gripit. Nëse do të shohim çfarë ndodhi në fillim në mars dhe prill me botën, vërtet u mendua se janë moshat e treta ato më vulnerabël, pro kjo u lidh me sëmundjet bashkëshoqërues. Më pas u tregua se sëmundja nuk zgjedh mosha. 34 vjeçarja ka pasur probleme të rënda”, tha ajo.

Lexo edhe :  Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

Kolovani foli edhe për infektimin e personelit shëndetësor, ndërsa u tërhoqi vëmendjen mjekëve në QSUT të cilët sipas saj nuk u tregua të kujdesshëm.

Është pashmangshme kur mendon se edhe në botë ka pasur personel shëndetësor të infektuar. Edhe tek ne nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mjekët i kanë pajisjet e mbrojtjes thjeshtë duhet ta kenë në vëmendje që nuk mund të futen te pacientët pa i mbajtur ato. Pamë një lëshim të vogël tek personat që nuk u ndeshën me të sëmurët.

Por mos harroj më që e gjithë kjo ishte efekt i karantinës dhe me pak logjikë duhet ta kishim pritur që mund të kishim shtim. Dhe mjekët duhet ta kishin humbur vëmendjen. Epidemiologët u përpoqën që të ndërprisnin këtë zinxhir infektimi në QSUT. Realisht kanë qenë disa mjekë dhe infermierë të hospitalizuar dhe tashmë kanë dalë të shëruar”, u shpreh ajo./Fjala.al

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV