Mesazhi i ambasadores Kim/Ja si KLGJ mban peng Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, një ditë më parë, përmes një qëndrimi të fortë, u kërkoi krerëve të politikës shqiptare, Presidentit, Kuvendit dhe institucioneve të drejtësisë ngritjen me urgjencë të Gjykatës Kushtetuese.

Një e pesta e gjyqtarëve në këtë gjykatë përzgjidhet mes juristëve të spikatur, pra 4 anëtarë jashtë gjyqësorit. Aktualisht janë zgjedhur 3 gjyqtarë jashtë gjyqësorit, ndërsa mbeten edhe 16 vende bosh.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë propozohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe dekretohen nga Presidenti brenda 10 ditëve. Nëse Presidenti nuk shprehet, nuk shprehet kandidati shpallet i emëruar. Ndërkaq, për 16 vendet vakante që kanë mbetur në Gjykatën e Lartë, KLGJ ka nisur procedurat për plotësimin e vetëm gjatë vendeve vakante.

Disa ditë më parë, kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, tha se Gjykata e Lartë do të ketë brenda vitit 10 anëtarë. Por, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se Gjykata e Lartë nuk mund të mblidhet me 10 anëtarë për të votuar 3 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Lartë duhet të ketë të paktën 14 anëtarë për të votuar kandidatët që i dërgon Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për tre vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj i kërkuan llogari KLGJ se pse ka nisur procedurën për plotësimin e vetëm 6 vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe nuk ka shpallur 16 vende vakante.

“Zonja kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, do t’ju kërkoj të fokusoheni në këtë drejtim, sepse nuk më bindin argumentet që ju dhatë në këtë seancë dëgjimore, që Komisioni i Ligjeve i ka marrë me shkrim! Ne jemi shumë të interesuar si Kuvend, që kjo gjykatë të bëhet funksionale një orë e më parë, për të realizuar përgjegjësinë që ka Gjykata e Lartë në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Ulsi Manja.

Lexo edhe :  Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Po pse KLGJ nuk nisi procedurat për 16 vende, por vetëm për 6 vende në Gjykatën e Lartë, duke e zvarritur këtë proces edhe me një vit? Kryetarja e KLGJ ka shpjeguar se Këshilli nuk nisi procedurat për plotësimin e 16 vendeve, për të mos thelluar vakancat në gjykatat e tjera, sidomos të Apelit, pasi anëtarët e Apelit do të zgjidheshin në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, Llagami ka pohuar se KLGJ nuk shpalli 16 vende vakante, për të zbatuar frymën e ligjit për ripërtëritjen e përbërjes së Gjykatës së Lartë rast pas rasti dhe jo tërësore të saj.

Megjithatë, Komisioni i Ligjeve i ka konsideruar këto argumente jo bindëse. Për këtë arsye, Kuvendi, miratoi dje një dokument në seancë plenare, ku i kërkon Këshillit të Lartë  Gjyqësor të shpallë ‘menjëherë të të gjitha vendeve të lira në Gjykatën e Lartë dhe përmbylljen në një kohë sa më të shpejtë të procesit të plotësimit të këtyre vendeve’.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV