Rindërtimi i shkollës “Sami Frashëri”/ Erion Veliaj: Ne ndërtojmë ata do zhvillojnë

Ditën e sotme u bë prezantimi i projektit të rindërtimit të shkollës ‘Sami Frashëri’, ku pjesëmarrës ishin kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj.

Kryetari i Bashkisë Tiranë ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, videon e projektit ku krahas saj shkruan: Infrastrukturë moderne, me standarde të larta të sigurisë dhe pa harruar më thelbësoren ambicie: kushtet optimale për nxënësit e mësuesit. Ne ndërtojmë ata do zhvillojnë.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/2651473385101877/

“Projekti është i gërshetuar mes modernes dhe tradicionales. Do të ketë 7 laboratorë, mes të cilave 3 do të jenë komplet të reja: laboratori i muzikës, vizatimit teknik dhe pikturës. Në hyrje të shkollës do ketë një holl të madh. Risi do të jenë shkallët lëvizëse dhe ashensori për t’i ardhur në ndihmë nxënësve me aftësi të kufizuar,” u tha në prezantimin e projektit.