Një tërmet ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm, në 08:15 me orën lokale.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 3.5 e shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në jug të Kefalóvryson dhe 38 km në lindje të Gjirokastrës me një thellësi prej 23 km.
Mësohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në jug të vendit tonë deri në Sarandë.
/En.Br./Fjala.al