Pipero: Rritja e numrit të infektimeve, përtej pritshmërive tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javët e fundit vendi ynë ka regjistruar një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, por dhe një rritje të numrit të viktimave.

Sipas mjekut të spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero ishte e pritshme që të kishim një rritje të rasteve pas heqjes së masave kufizuese, por thekson se numrat aktualë janë përtej pritshmërive dhe kjo gjë është shqetësuese.

“Ishte e pritshme që pas hapjes të kishim një shtim të rasteve, por është përtej prishtmërive tona. Është një lajm që duhet konsideruar shqetësues dhe duhet të jemi të shqetësuar në maksimumin e mundshëm. Të gjithë qyetarët duhet të tregohen të kujdeshshëm. Rreziku nga sëmundja është njëlloj. Nëse ne prekimi nga COVID -19, nëse ne jemi moshë e thyer, kemi sëmundje kronike, rreziku është po njëlloj, sa i takon transmetueshmërisë, ajo është ulur relativisht”, tha Pipero në “Opinion”.

Pipero shtoi më tej se zonat e mbipopulluara me industri fasone janë zonat e nxehta të përhapjes masive të virusit.

“Unë besoj që në të gjithë vendin ka raste, por zonat e mbipopulluara, zonat urbane, si Shkodra, Tirana, Kruja me industrinë fasone kanë rastet më të larta. Sidomos aty ku ka aktivitet ekonomik tek të cilat nuk respektohet protokolli” tha mjeku infeksionist./En.Br./Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV