Tërmeti/Ahmetaj: Korriku, muaji ku premtimet do preken me dorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë prezantimit të projektit të rindërtimit të shkollës “Sami Frashëri”, ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj deklaroi se korriku do të jetë muaj ku premtimet do të preken me dorë nga qytetarët, ndërsa nuk kurseu as ironitë për kritikët.

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj tha se tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi mbi 110 shkolla, të cilat do të ndërtohen nga buxheti i shtetit.

Fjala e plotë

“Iu themi bashkive Rrogozhinë dhe Kavajë se do ta rindërtojmë rrugën tuaj, shtëpinë dhe shkollat tuaja, më mirë sesa ishte dje. Me të drejtë shqiptarët mund të ishin skeptikë kur dëgjonin fjalët e kryeministrit. Por në të gjithë territorin e zonës së ndërtuar, por jo vetëm, janë premtime që kryeministri i ka mbajtur.

Shumë kush kur më vjen dhe për të kritikuar, dhe për të më mësuar, më thotë; rindërtimi është i rëndësishëm për ekonominë. Po është shumë për ekonominë. Por është i rëndësishme në dy aspekte të tjera. I pari është vëmendja e një kryeministri apo dhe qeverisë tek qytetari. Sot me maturi, me krenari, i kthehemi premtimit dhe janë të mbajtura për qytetarin.

E dyta është besimi tek një qeverisje. është normale që në 7 vite, një qeverisje të gjykohet, të kritikohet për t’u lëvduar rrallë. Rindërtimi ka një element në thelb; besimi në qeveri. janë 110 shkolla minimalisht. që do të ndërtohen nga buxheti i shtetit. Kjo është një shkollë që do të ndërtohet nga bashkia e Tiranës, nëpërmjet kryetarit dhe fondit të bashkisë.

Në ditët në vazhdim do e përmend për arsye njerëzore, besimi i qytetarit tek e vërteta. sot ka filluar puna në infrastrukturën për shtëpitë individuale. Do jenë 2400 shtëpi individuale. kemi filluar punën me pagesën e granateve. Të goditur merr cinizëm pa fund për paketat mbështetëse që qeveria inicioi gjatë krizës. 130 mln dollarë shkuan tek qytetarët, për t’i ndihmuar, për të arritur dhe mbajtur një nivel të caktuar të dëmtuar të të ardhurave të tyre.

Lexo edhe :  Termometri 43 gradë/ Meteorologu: Vala Afrikane godet Shqipërinë

Shumë cinik thanë se nuk kanë për t’i bërë kurrë. Dhe më pas dolën 2500 emra që kanë përfituar. Rindërtimi vazhdon, muaj korrik do jetë intensivisht muaji ku ato premtime që kemi dhënë do preken me dorë nga qytetarët, nga kritikët tanë dhje nga cinikët që nuk lënë ditë pa kalbëzuar ndërgjegjen në keqdashësi si gjithmonë.”

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

Lajme të tjera

Web TV