Kultivonin lëndë narotike/ “Porosia” vë në pranga 4 persona, 3 në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tropojës ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të 3 të tjerëve me akuzën e kultivimit të bimëve narkotikë.

Operacioni “Porosia” ka bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë, në momentin e këmbimit të 518 gramë lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. B., 45 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;
E. H., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë;
P. M., 52 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

F.M., 19 vjeç banues në Shoshan, Tropojë

Ndërkohë janë shpallur në kërkim S. P., A. P. dhe S. S., banues në Tropojë, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.

“Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.”- bëhet me dije nga policia . /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

Lajme të tjera

Web TV