“Mjeshtër i Madh”/ Meta vlerëson talentin e muzikës, Gjovalin Lazri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta  i ka dhënë sot titullin “Mjeshtër i Madh” talentin e muzikës, Gjovalin Lazri.

Në një postim në ‘Facebook’, Meta shkruan se muzika është magjike dhe universale, sepse ajo ‘prek telat e shpirtrave tanë!’.

Më tej ai ka shprehur nderim dhe respekt “ndaj të gjithë plejadës së mësuesve dhe drejtuesve të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ ndër dekada, nga mësimdhënia, përkushtimi, mendjet dhe duart e tyre kanë dalë qindra kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë e artistë, të cilët kanë arritur të bëjnë emër edhe në skenat më të mëdha të Europës dhe të botës”.

Mesazhi i Metës:

Në vlerësim të talentit të spikatur muzikor, të mjeshtërisë së lartë të interpretimit si violinçelist, si dhe me mirënjohje për kontributin e veçantë të dhënë gjatë punës plot përkushtim si drejtues i Liceut Artistik ‘Jordan Misja’, pata kënaqësinë të çmoja me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, Profesor Gjovalin Lazri.

Muzika është magjike dhe universale, sepse ajo prek telat e shpirtrave tanë! Ajo mund të ndryshojë botën, sepse ka aftësinë të ndikojë e të ndryshojë shpirtin njerëzor. Muzika i bashkon dhe i bën më të afërt njerëzit e ndryshëm, dhe në të njëjtën kohë e bën shoqërinë tonë edhe më të harmonishme.

Siç ja ka arritur me shumë sukses edhe Profesor Gjovalin Lazri, së bashku me kolegët e tij, artistët e mëdhenj Tish Daija, Robert Radoja, Zhani Ciko e shumë të tjerë.

Nderim dhe respekt, ndaj të gjithë plejadës së mësuesve dhe drejtuesve të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ ndër dekada, nga mësimdhënia, përkushtimi, mendjet dhe duart e tyre kanë dalë qindra kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë e artistë, të cilët kanë arritur të bëjnë emër edhe në skenat më të mëdha të Europës dhe të botës. ???ka.ta/Fjala.al/

Lexo edhe :  Murrizi i shtrin dorën Dash Sulës/ Hajde bëhemi bashkë, vetëm kështu i bëjmë mirë PD-së

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV