Shkëmbimi Arthur-Pjaniç s’ka më dyshime, ja kur pritet të udhëtojnë për testet mjekësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëmbimi Arthur-Pjaniç është pothuajse një operacion i kryer dhe goditja përfundimtare mund të vijë këtë të shtunë.

Siç mësoi La Vanguardia, lojtari katalanas planifikon të udhëtojë këtë të shtunë drejt Italisë pas ndeshjes kundër Celta de Vigo për t’iu nënshtruar testeve  mjekësor me Juventusin, ndërsa Pjanic do të bënte udhëtimin e kundërt në Barcelona për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te ekipi blaugran.

Firma mbi kontratë do të hidhet midis të dielës në mëngjes dhe të hënën. Të dy lojtarët do të përfundojnë këtë sezon me klubet e tyre përkatëse.

Nga pikëpamja e direktivës e Barcelonës, operacioni është kryesisht për shkaqe ekonomike. Sikurse raportohet nga La Vanguardia, ekipi blaugran duhet të përfitojë 150 milion euro këtë sezon nga shitjet për shkak të krizës së pandemisë së koronavirusit.

Shitja e Arturit, i cili do të nënshkruajë për pesë sezone me ekipin italian dhe disa kushte shumë të mira që përmirësojnë ato që ai ka në Barcelona, ​​shoqërohet me përfshirjen e Pjanic, një mesfushor 30-vjeçar boshnjak.

Flitet për shifra që do të ishin rreth 70 milion euro për brazilianin dhe rreth 60 milion për boshnjakun, numra që do të shërbejnë për të ëmbëlsuar buxhetet. /En.Br./Fjala.al

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV