Mëngjesin e kësaj të diele është shënuar një aksident rrugor në autostradën Bypassi në Fier, pikërisht në Dermenas.
Mësohet se dy makina janë përplasur dhe ka të plagosur të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për të verifikuar dhe gjetur shkakun e aksidentit. Akoma nuk dihet identiteti i të plagosurve të përfshirë në aksident dhe shkaku i përplasjes.
Bo.Ba/fjala.al