Balla inspekton punimet në Prrenjas: Fusha e Domosdovës nga më pjelloret, por nuk punohej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba inspektuan vijimin e punimeve në Fushën e Domosdovës.

Në fjalën e tij, Balla tha se më në fund Bashkia e Belshit është totalisht në punë dhe në shërbim të qytetarëve.

“Fusha e Domosdovës është një nga fushat më pjellore në vend, por degradimi i kanaleve kulluese kishin bërë që kjo fushë të mos punohej pasi përmbytjej çdo vit.Kanalet vaditëse dhe ato kulluese kanë qenë në vëmendje të bashkisë Prrenjas, ndërkohë puna vijon dhe dua t’i garantoj banorët që, më në fund, Bashkia e Prrenjasit, pas shumë vitesh, është në punë”, tha Balla.

Gjithashtu Balla në fjalën e tij u bëri apel banorëve për një ndërgjegjësim më të madh për hedhjen e mbetjeve urbane, pasi një pjesë e mirë e kanaleve kulluese janë bllokuar për këtë arsye.

“Është shumë e rëndësishme që banorët të sensibilizohen për të mos hedhur mbetje në kanale. Ky është një krim mjedisor dhe është i papranueshëm. Bashkia e Prrenjasit do të subvencionohet nga Qeveria Shqiptare që të dërgojë mbetjet urbane në inceneratorin e Elbasanit. Jemi me fat që në Elbasan është një teknologji e tillë e trajtimit të mbetjeve urbane”-deklaroi Balla. /fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Sot seancë plenare/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit.

Pas një pauze dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore dhe më pas edhe zgjedhjeve të 11 majit dhe...

90% e ndërtimeve paguhen që në gropë, ekspertët: A rrezikohet qytetari nga mashtruesit…?

Imeldi Sokoli, planifikues urban, e sheh intensitetin e lartë të ndërtimit të lidhur me informalitetin e një pjese të madhe të pronave, si pasojë...

Nderi që i bëri opozitës, ambasada e SHBA

Nga Mero Baze Kanë kaluar 24 orë që Sali Berisha ka hedhur në sulm gjithë propagandistët e PD-së, apo ata deputetë që dalin nëpër ekrane...

Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar

Qeveria në mbledhjen e djeshme ka marrë vendimin për të krijuar Shërbimin e Policimit Vullnetar, në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit. Mësohet se...

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’

Moderatorja e njohur Kiara Tito, gjatë një interviste në ‘Top Albania Radio’, ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale dhe zhvillimet...

Lajme të tjera

Web TV