Grafika e Avni Delvinës “Statuja e Përçudnuar” kalon përtej oqeanit

Në Janar të 2017 Avni Delvina publikoi një grafikë nga cikli “Statuja e përçudnuar”…e nxitur nga balta e menjëhershme që shtypi botëror filloi të hidhte mbi presidentin Donald Trump pa bërë akoma betimin..

Delvina shkruan në rrjetin social se tre vjet e gjysmë më vonë pamë shumë statuja të përçudnuara, dhe në veçanti ajo e Kristofor Kolombit pa kokë.

Ndërkohë një ditë më parë gazetari i shquar në SHBA dhe njëkohësisht bashkëpunëtor i presidentit Donald Trump, Sebastian Gorka, ka shpërndarë në faqen e tij grafikën “Statuja e Përçudnuar” të Avni Delvinës.

Postimi i plotë

Kënaqësi dhe nder qe Z. Sebastian Gorka gazetar i shquar ne USA dhe bashkëpunëtor i Presidentit Donald Trump shpërndan ne faqen e tij grafiken time.

 

 

 

Bo.Ba/fjala.al