Posti i presidentit të një Federate futbolli është një pozicion i shumëlakmuar për shkak të ndikimit, xhiros së madhe të parave e mundësisë për të mos patur kontrolle direkte, sin ë rastet e pushtetit local apo qendror. Me këtë në mendje, në Kosovë po bëjnë “luftë” të ashpër për të shfrytëzuar çdo mundësi që të rrëzojnë presidentin e FFK, Agim Ademi.
Njeriu që pasoi Fadil Vokrrin në qeverië e futbollit Kosovar, i mbijetoi një mocioni në proçeset e kaluara, por tani kundërsjtarët janë shtuar. Më I ashpri është brenda institucionit që drejton Ademi.
Zëvendëssekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti ka paralajmëruar se UEFA mund të marrë veprime kundër FFK-së për shkak të kryetarit të tanishëm të Federatës, Agim Ademi. Ky i fundit është i dënuar me 9 muaj burg, por këtë vendim e shtyu me arsyetimin për shkaqe shëndetësore.
“Që nga pranimi në UEFA e deri më tani FFK kurrë nuk ka qenë në situatë më të keqe. Udhëheqja aktuale për të mbrojtur pozicionin dhe interesat personale e ka futur FFK-në në një autokracia të paparë deri më sot. Shkelja e statutit, rregullores së garave dhe vendimeve të FFK-së është kthyer në normalitet. Vendimet merren me standarde të dyfishta, nëse je pro udhëheqjes ke të gjitha te drejtat, nëse nuk je me ta nuk ke asnjë të drejtë” tha Ahmeti.