Xhaçka: Në tetor sistemi bachelor për Forcat e Armatosura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përfundimit të dy kurseve për 53 nënkolonelë dhe majorë të Forcave të Armatosura.

Nënkolonlët ndoqën për rreth 1 vit Kursin e Lartë te Oficerit, ndërsa majorët atë të Komandës he Shtabit të Përgjithshëm.

Xhaçka përgëzoi oficerët dhe pedagogët për punën e bërë sidomos gjatë këtyre muajve të pandemisë.“Jemi në prag të një ngjarje vërtet të rëndësishme, që është rezultat i një pune shumë të gjatë e të vështirë nga të gjithë ne. Pasi jemi duke kryer përgatitjet e fundit për të hapur programin bachelor në Akademinë e FA-së. Jemi në prag të një momenti kur Akademia e FA-së do të rifitojë me të drejta të plota rolin e saj si një nga shtyllat e ringritjes dhe modernizimit të FA, duke shërbyer si një institucion i mirëfilltë publik i arsimit të lartë”, tha Xhaçka.

Akreditimi i Akademisë së FA-së si një institucion i arsimit të lartë, sipas ministres, nuk është thjesht një mundësi për të përgatitur kuadro më të mirë për nevojat e Mbrojtjes e Sigurisë.

“Kjo është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të thithur talente të reja në familjen tonë, djem e vajza që do të shohin tek FA mundësinë reale për të ndërtuar një karrierë, si profesionistë të arsimuar. Një karrierë që më të aftët e të talentuarit prej tyre mund t’i çojë shumë larg e shumë lart, përtej radhëve të FA sonë, e deri në zyrat e Aleancës ku ne bëjmë pjesë”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Në përfundim, ministrja Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i KDS gjeneral brigade Bajram Bega dhe atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Tiranë, kolonel Bashkim Shillova i dorëzuan diplomat kursantëve më të spikatur.

Lexo edhe :  Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Kursin e Lartë të Oficerit e ndoqën 17 nënkolonelë, mes të cilëve 2 nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërsa Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm e ndoqën 36 majorë, 6 prej të cilëve nga FSK. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV