Boateng nis pushimet, akrobacira nga jahti, harron problemet me gjurin e dëmtuar

Kevin Prince Boateng ka shijuar një fundjavë larg fushave të blerta, në shoqërinë e bashkëshortes së tij Melissa Sata dhe djalit të tyre 6 vjeçar Maddox.

Çifti zgjodhi të pushojë në bordin e një jahti në bregdetin italian, në Sardenja. Kevin dhe Melissa duket se i kanë shijuar ditët me diell dhe jahtin luksoz, duke u hedhur nga lartësia, me akrobacira të shumta, me Boateng që duket se i ka harruar tashmë problemet me gjurin e dëmtuar.

Futbollisti me origjinë ganeze duket se kishte motiv për të festuar pas fitores 3-0 të Beshiktashit ndaj Konyasporit, në Super Ligën Turke. Në Sardenja, Melissa pati mundësi të vizitojë edhe prindërit e saj./Re.Gu/Fjala.al