Futi në kurth Hekuran Billën, gjykata lë në qeli Adjola Lakrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 26-vjeçaren Adiola Lakra e cila u vu në pranga lidhur me atentatin ndaj Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në kryeqytet.

Ajo akuzat si bashkëpunëtore në krim, pasi ka qenë pikërisht ajo që futi në kurth 40-vjeçarin duke sinjalizuar autorët rreth lëvizjeve të Hekuran Billës. Ajo ishte e dashura e Sebastian Malit, të arrestuar më herët, dhe ai e ka shtyrë për të flirtuar me Billën.

Gjatë seancës së sotme, ajo ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se dy familjet ishin në hasmëri me njëra-tjetrën.

“Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndarë, fillimisht më ka bërë Billa ftes në Instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, tha Lakra.

Lidhur me atentatin ndaj Hekuran Billës te zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë, më herët janë arrestuar Viktor Marku (i dyshuar si autori kryesor i ngarjes) dhe Seabastian Mali (nipi i Viktor Markut).

Ngjarja dyshohet se ka lidhje për hakmarrje, pasi Viktor Marku është vëllai i Prel Markut të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti...

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Bëri simbolin e shqiponjës, sportisti nga Kosova skualifikohet nga gara e zhytjes

Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në "Urën e Vezirit" në Malin e Zi. Shkëlzen Goqi u...

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur...

Lajme të tjera

Web TV