“Ky është çmimi i lirisë së Kosovës”, Thaçi-qytetarëve: Gabime mund të kem bërë, por krime lufte jo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbrëmjen e kësaj të hëne iu është drejtuar me një mesazh prekës qytetarëve.

Me anë të një deklarate për mediat, ai foli për akuzat ndaj tij për krime lufte, u shpreh se gjatë karrierës, gabime mund të ketë bërë, por krime lufte asnjëherë.

Thaçi nënvizoi faktin se nëse koha do të kthehej sërish, prapë do ta luftonte regjimin gjakatar të Slobodan Milloshevit.

Fjala e plotë

Kam nderin e madh të ushtrimit të detyrës së presidentit të Kosovës së lirë dhe demokratike. Zemra ime është e lënduar, por jo dhe e thyer. Gjaku im është i nxehur, por i pastër dhe i njësuar me ata që dhanë jetën në luftën e UCK, është i njëjtë me ata që më kanë mbështetur dhe me gjakun e atyre që më kanë gjykuar. Ndihem sot i çliruar nga brengat politike.  Jemi të gjithë bij dhe bija të kësaj toke dhe të gjithë duam më të mirën për Kosovën. Por politika i ka dhe këto, mua tashmë më janë kujtuar ata që dhanë jetën për lirinë, nga koha kur isha djalë idealist deri tani që jam me flokë të bardha.

Nuk më është dridhur qerpiku për procesin e ashtuquajtur krime lufte. E kam ditur se ne si UCK do të paguanim gjithçka për lirinë që ia dhamë Kosovën. Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo krim që ka ndodhur. Shumë prej luftëtarëve të UCK-së kanë dalë mbi akuzat monstruoze. E njëjta gjë do ndodhë edhe me me vëllain tim jo të gjakut Kadri Veselit. Gabime edhe mund të kem bërë, por krime lufte jo. Nëse do të kthesha pas, do t’ia ktheja plumbin prapë regjimit të Sllobondan Millosheviçit”

Lexo edhe :  Media gjermane ZDF ngre alarmin: Shqipëria, pikë lidhjeve e Kolumbisë dhe Europës

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Media gjermane ZDF ngre alarmin: Shqipëria, pikë lidhjeve e Kolumbisë dhe Europës

Një dokumentar i transmetuar nga televizioni publik gjerman ZDF hedh dritë mbi rrjetet kriminale shqiptare dhe përfshirjen e tyre...

Tuna flet për marrëdhënien me Cozman

Çdo herë që Tuna dhe Cozman ndajnë një skenë, apo publikojnë një bashkëpunim, interneti nis e pyet: “A janë bashkë sërish?” Dhe meqë janë...

U godit nga një masiv gurësh, plagoset minatori në Bulqizë

Një 40-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Bulqizë, teksa po punonte në minierë. Sipas informacioneve, minatori është goditur nga një masiv gurësh. Bëhet me...

‘Ben Qimja’ do vijojë të qëndrojë në kërkim, Apeli nuk pranon t’i heqë arrestin

Gjykata e Apelit të Tiranë ka vendosur të mos pranojë ankimin e Arben Isufaj, i cili në Fierit njihet “Ben Qimja”, duke sjellë vijimin...

SPAK-BKH, nis ndërtimi i godinës lidhëse me vlerë 430 milionë lekë

Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka nisur punimet për ndërtimin e një konstruksioni lidhës mes godinës së SPAK dhe asaj të BKH,...

Lajme të tjera

Web TV