Moto GP/Doviciozo dëmton shpatullën, por do të jetë gati për në Herez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thonë se, ngandonjëherë, kur të vjen e keqja, hapi derën. Pikërisht kur çështja e rinovimit të tij është në qendër të spekulimeve, Andrea Doviciozo u përball me fatin e keq në një garë të kampionatit rajonal të motorëve në Emilia Romanja, ku ai u rrezua dhe u dëmtuar në shpatullën e majtë, gjë që e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në spitalin e Modenas, mjekët i kanë vendosur një pllakë titani në shpatull, me qëllim të shpejtojnë shërimin e tij.

Por, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, Andrea do të jetë gati për garën e parë të Botërorit të Moto GP-së, që do të mbahet në Herez, më 19 korrik 2020. “Dovi” mori pjesë në këtë garë me miratimin e “Dukati”-t, dhe ky dëmtim nuk do të ndikojë aspak në marrëdhënien midis pilotit dhe skuadrës. E cila për hir të së vërtetës nuk është aspak e mirë pas kërkesës së pilotit italian për të rritur pagën e tij, në prag të rinovimit të kontratës me “Dukati”-n.

“Nëse më telefonojnë për të fituar një Botëror, unë do të pranoj” – ka thënë ndërkohë Horhe Lorenco disa ditë më parë. Këto fjalë janë thënë, pas hipotezës që piloti spanjoll mund të vishet sërish me të kuqe. Ndërkohë, mundësia për të marrë sërish një motor “M1” të “Jamaha”-s, me të cilin ai fitoi 3 tituj botërorë, sidoqoftë ekziston. Nuk do të ishte një alternativë që do të binte në vesh të shurdhër, edhe pse ishte disi e pamundur, sepse tashmë janë konfirmuar dy pilotët e ekipit zyrtar.

Maverik Vinjales dhe Fabio Kuartararo do të jetë pilotët e skuadrës zyrtare të prodhuesit japonez që nga viti 2021, ndërsa në ekipin klient, “Petronas” ata i besojnë Franko Morbidelit, duke pritur edhe një përgjigje pozitive nga Valentino Rosi për të konkretizuar dyshen e pilotëve të vet. E gjithë kjo e bën edhe më intriguese atë që po ndodh midis “Dukatit” dhe Andrea Doviciozos, me të dyja palët që, përtej fjalëve të bukura, po bëjnë ende lojën e pritjes.

Lexo edhe :  Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV