Sa është papunësia reale në Shqipëri sipas “Barometrit të Ballkanit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Norma reale e papunësisë ka qenë vazhdimisht një indikator i vendosur në pikëpyetje nga ekspertët, opinioni publik apo edhe vetë politika, sidomos në krahun opozitar, me cilëndo parti qoftë në qeverisje. Shkak për këtë skepticizëm është bërë jo vetëm metodologjia e matjes së shkallës së papunësisë, ku të papunë në shifra rezultojnë vetëm ata që i janë drejtuar zyrave të punës, por edhe dyshimet në lidhje me pavarësinë e një institucioni të rëndësishëm siç është edhe instituti i statistikave.

Për këtë arsye, anketat shërbejnë si një indikator përforcues duke konfirmuar apo përgënjeshtruar shifrat zyrtare. Gjatë tremujroit të parë të këtij viti, INSTAT raporton një normë papunësie në vetëm 11.4%. Por, barometri i Ballkanit 2020 e hedh poshtë tërësisht këtë shifër. Sipas, barometrit, në vendin tonë, papunësia është thuajse dyfish e asaj që raportojnë autoritetet. Të dhënat nuk reflektojnë periudhën e pandemisë pasi i referohen harkut kohor dhjetor 2019- Janar 2020, çka do të thotë se ndryshimi i shifrave nuk është rrjedhojë e krizës aktuale.

Sipas Barometrit të Ballkanit, 20% e të anketuarve deklarojnë se janë të papunë. Gjithsesi në anketën e barometrit nuk përfshihen moshat nga 15-18 vjeç, të cilat janë pjesë e moshës aktive për punë dhe përllogariten në shifrat e INSTAT. Një tjetër e dhënë që bien në sy është fakti se  gjysma e shqiptarëve do të donte të punonte në “shtet”, me 30% të totalit që duan administratën dhe 20% kompanitë publike. Vetëm 22% preferon sektorin  privat, ndërkohë që pjesa tjetër nuk ka preferenca.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

Lajme të tjera

Web TV