Sherr mes vëllezërve: Gruaja më bridhte me dashnorët në disko dhe ti s’më tregove

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mynyri zbuloi një sekret për gruan e tij, që i ndryshoi jetën dhe akuzon vëllain e tij, Fitimin se ai e ka ditur këtë të fshehtë, por nuk ia ka thënë. Problematika mes dy vëllezërve u trajtua ditën e djeshme te rubrika “Shihemi në gjyq”.

Mynyri pas ndarjes merr vesh nga gruaja se djali nuk ishte i tij. Kjo ishte tepër e rëndë për të, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe për ta vërtetuar atë që ish-gruaja i tha, bëri testin e ADN-së dhe kuptoi që djali nuk ishte i tij.

Ai qëndronte shpeshherë larg familjes së tij sepse punonte në Greqi dhe nuk ishte në dijeni për lëvizjet e ish-bashkëshortes. Mynyri tregon se vëllai i tij edhe pse e ka afër shtëpinë me ta, asnjëherë nuk e paralajmëroi për diçka.

Nga ana tjetër, Fitimi shprehet se nuk merret me familjen e vëllait, pasi ka familjen dhe problemet e tij.

Mynyr: Si nuk e dije ti, kur e dinte gjithë Ksamili?

Fitimi: O zotëri nuk merrem me familjen tënde unë, kam familjen time.

Mynyr: Si nuk e dije ti?

Fitimi: Nuk e dija, nuk më interesonte familja jote, kam familjen time unë.

Eni Çobani: Pse duhet ta dinte Fitimi këtë gjë?

Mynyr: Të më lajmëronte mua!

Eni Çobani: Pse ju dyshoni që e dinte Fitimi?

Mynyr: Pse mos ta dinte ai?

Eni Çobani: Pse duhet ta dinte pra? Se jeni afër?

Mynyr: Jemi afër.

Fitimi: S’kam lidhje, s’kam punë unë me këta.

Mynyr: Unë kam dëgjuar tani nga të tjerët, se i zoti e merr vesh në fund. Ajo vinte në orën 3 të natës, se bridhte nëpër disko, unë punoja si qen në Greqi. Ajo bridhte nëpër disko me dashnorët.

Lexo edhe :  Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t'i tallur me miqtë?

Fitim: Dëgjo, vëllai im mua mos ma ngarko këtë, se unë nuk di gjë për veten time. Kam familjen time, mos më bjer në qafë të lutem.

Mynyr: Zonja Eni kam rritur fëmijën 5 vjet. Më ka ngelur thikë në zemër ai fëmijë, se ai më thërret mua baba.

Fitimi: Zonja Eni më fal, më keni telefonuar për një problem dhe çështje dhurim pronësie.

Eni Çobani: Po është dhe ai problem.

Mynyr: A e dëgjove në gjyq që tha ajo të kam dhënë lekë. Ke marrë lekë ti?

Fitimi: Zotëri edhe njëherë, mos më detyro të iki nga emisioni, se dëgjo unë nuk kam ardhur të zgjidh problemet e tua. Zgjidhi vetë, ke gjykatë, ke trup gjykues.

Mynyr: Zonja Eni e mora ADN-në dhe vajta në gjykatë bëra gjyqin.

Fitimi: Nuk jam unë ai që zgjidh problemet e tua, ti je kompetent për familjen tënde./tvklan.al

Të fundit

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe...

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la...

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”. Daja i këtij të fundit, Zeqir...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë! Raportohen dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna...

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura

Partizani do të përballet sot me Kaljun në “Air Albania” prej orës 20:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës...

Lajme të tjera

Web TV