UPT pezullon provimet, një studente pozitive me virus

Provimet e sezonit të verës në Universitetin Politeknik të Tiranës janë anuluar. Rektorati ka njoftuar të gjithë studentët dhe pedagogët se një student në departamentin e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Për këtë arsye rektorati ka marrë vendimin që provimet e sezonit të verës të mos zhvillohen si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

foto1

 

Në komunikatën e saj ditore, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit 64 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm e të prekurve në vendin tonë në 2466.

Ndërkohë në Spitalin Infektiv janë duke u kuruar 84 pacientë nga të cilët 11 janë në terapi intensive dhe dy të intubuar /Re.Gu/Fjala.al