Zana Çela kujton me fotot e rralla karrirën e Mjeshtrit të Madh Besim Zekthi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela,  ka shprehur ngushellimet e saj për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të madh të valleve popullore Besim Zekthi.

Përpos fjalëve të ndjera që ka shprehur në rrjetin social “Facebook” lidhur me humbjen e madhe që ka pësuar Shqipëria , Çela ka kujtuar në një mënyrë të veçantë Mjeshtrin e madh me disa foto të rralla.

Në këtë foto ilustrohet karriera e të madhit Zekthi, jeta e tij artistike lidhur ngushtë me Ansamblin e Popullor të Këngëve dhe Valleve shqiptare.

Postimi i plotë i Zana Çelës

ARTI SHQIPTAR ËSHTË SOT NË ZI!

Shuhet emblema e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve Popullore – “Nderi i Kombit” – BESIM ZEKTHI.

Nga viti 1957 deri në vitin 1990, “Mjeshtri i madh” – Besim Zekthi interpretoi në mbi 200 valle si solist, duke realizuar me qindra figura artistike, të cilat janë të fotografuara në memorien artistike të gjithë adhuruesve të tij, në mbarë brezat shqiptarë. Karriera e tij shënon kulme suksesi jo vetëm në trevat shqiptare, por anekënd botës, ku me Ansamblin Popullor të Këngëve e Valleve, Besiz Zekthi “i dha zë e shpirt” valles dhe muzikës tone tradicionale.

“Vallja e shqipeve” dhe “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, qe ai i gdhendi në fizikun e tij, magjepsi francezet ne Festivalin e Dizhonit dhe kurorezoi Ansamblin tone Popullor me Gjerdanin e Arte.

Jeta e tij artistike është e lidhur fort me jetën artisike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, jo vetëm si valltar, por dhe koreograf një seri vallesh janë krijuar prej tij dhe sot interpretohen me sukses nga artistët e AKVP, si pjesë e fondit të artë të trashëgimisë tone kulturore. Ndër to mund të përmendim: “Valle me motive të Lapardhasë”, “Valle e Librazhdit”, “Valle e Shengjergjit”, “Valle e Leskovikut”, “Valle me motive të Çermenikës”, “Valle e Konispolit”, “Valle labe”, “Valle e Kuksit”, “Valle me motive të Prizrenit”, “Valle me motive të Krujës”, “Për flamur, për atdhe”, “ Dasma e Rugovës”, “Valle me motive të Drenicës”, “Gju më gju me popullin”, “Valle mzeqare”, “Vjelja e mollëve”, etj.

Lexo edhe :  Krimi në Has i paralajmëruar? Dje viktima u konfliktua me autorin për pronat

Në Nentor te vitit 2017 me rastin e 60-vjetorit te Ansamblit Popullor te Kengeve e Valleve, për të gjithë kontributin e tij artistik, në më shumë se 30 vjet në Ansamblin Popullor të Këngëve dhe Valleve, Besim Zekthi u dekorua nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, me titullin me te larte “Nderi i Kombit”

Ylli i Ansamblit Popullor, kërcimtari , koreografi dhe mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi, u vlerësua me motivacionin për kontributin shumëvjeçar si solist me nivel të lartë interpretative dhe mjeshtëri të veçantë artistike të valleve shqiptare, për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin tek brezat e artistëve të rinj, si dhe për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë kulturore shqiptare në gjithë botën.

 

/Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Sa fiton Donald Trump si President?

A keni menduar ndonjëherë se sa fiton Presidenti i Shteteve të Bashkuara , aktualisht Donald Trump ? Mjaftueshëm për ta bërë atë...

Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40

Partia Mundësia ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me procesin e numërimit të votave në KZAZ nr. 40, në Shkollën “Sami Frashëri”. Sipas një...

Berisha: 99% e të dënuarve votojnë PS, thonë rroftë partia që na burgosi

Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, ku shumicën e votave e...

Tensionet në KZAZ nr.40 në Tiranë/ Nxirren me forcë jashtë qendrës së votimit vëzhguesit

Vijojnë tensione brenda KZAZ nr.40 në Tiranë, pas urdhërit për nxjerrjen jashtë të vëzhguesve të partive politike. Disa prej tyre raportohet se janë nxjerrë me forcë...

Votat preferenciale në Tiranë/ Cilët janë deputetët që ngelin jashtë Kuvendit

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 87 nga 1282 kuti...

Lajme të tjera

Web TV