Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe një zyrtar tjetër i lartë në administratën e Kuvendit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Krasniqi për mediat kosovare, për të cilat është shprehur se menjëherë pasi ka rezultuar pozitivë është izoluar në shtëpi.
“Pas kryerjes së testit ka rezultuar të jem prekur me Covid-19. Menjëherë e kam njoftuar Kuvendin dhe aktualisht jam në izolim në shtëpi”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka bërë me dije se ai dhe familja e tij janë infektuar me Covid-19./Re.Gu/Fjala.al