Atentati ndaj Hekuran Billës/ Arrestohet i katërti, ja roli që kishte (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arrestuar dhe personi i katërt i përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë shkodrani Gjekson Pusi, 33-vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim më herët dhe dyshohet si drejtuesi i mjetit me të cilën u krye atentati ndaj biznesmenit Billa dhe si personi që ka larguar nga vend i ngjarjes Viktor Markun të dyshuar si autorin kryesor të ngjarjes. Arrestimi i tij është bërë falë bashkëpunimit të Policisë së Tiranës me atë të Shkodrës.

Gjekson Pusi është dhe autori i atentatit ndaj Fatjon Harushës të ndodhur një ditë më parë, ku fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk kapi këtë të fundit.

I riu nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit, ai është arrestuar një vit më parë, në tetor të 2019 pasi lëvizte me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.Në atë kohë ai u akuzua për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municion luftarak’, ndërkohë Pusi rezulton se ka qenë i dënuar me tetë vite burg për ‘Vjedhje me armë’.

Lidhur me atentatin ndaj 40-vjeçarit Hekuran Billa janë arrestuar më herët Viktor Marku, nipi i tij Sabastian Mali dhe Adjola Lakra.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje për hakmarrje, pasi Viktor Marku është vëllai i Prel Markut të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa.

Njoftimi:

Shkon në katër numri i personave të arrestuar për vrasjen e shtetasit H. B.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore që po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B, një tjetër person ka rënë në prangat e Policisë.

Lexo edhe :  Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe DVP Tiranë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin V. M., i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së shtetasit H. B.

Vihet në pranga shtetasi GJ. P., 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Shtetasi Gj. P. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit H. B.

 

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV