Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar ditën e sotme një video-mesazh të mjekes Mira Kola e cila i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Mjekja Kola shprehet se nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë dhe të ruani distancimin fizik.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/293723841777320/
“Ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh. Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik. Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me COVID“, shprehet Kola./Re.Gu/Fjala.al