Ruçi në Presidencë, takim me Metën për Kushtetuesen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi do të zhvillojnë një takim në Presidencë në orën 12:30. Ruçi u paraqit në zyrën e Kreut të Shtetit 6 minuta para orarit të lajmëruar.

Në fokus të takimit të tyre është diskutimi i raportit të fundit të Venecias për emërimet në Kushtetuese. Tre ditë më parë Ilir Meta e ftoi zyrtarisht Ruçin për takim.

“Për të zhvilluar një takim duke filluar nga e hëna në mënyrë që në Shqipëri, reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur”, u shpreh Meta.

Ndërkohë dje kryeparlamentari Ruçi priti në zyrën e tij përreth 20 minuta ambasadoren Yuri Kim.

Kjo e fundit kërkoi angazhimin e parlamentit për të bërë sa më shpejt funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Pas përplasjeve mes Kuvendit, Presidenti dhe ish-Kreut të KED, kjo çështje ka mbetur pezull pasi ende nuk ka një listim të emrave, edhe pse prej muajsh Presidenti dhe Parlamenti i kanë nisur emrat e kandidatëve për vakancat./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mori rrugën e pelegrinazhit, haxhiu shqiptar ndërron jetë dhe prehet në varrezat e Mekës

Haxhi Avdi Jusufi, një shqiptar besimtar nga Kosova, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotme teksa merrte pjesë në pelegrinazhin...

VIDEO: Mori 7200 vota, Myslim Murrizi shton darkë për demokratët e Tiranës

Politikani i djathtë Myslim Murrizi ka shtruar darkë falenderimi për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën me votë në zgjedhjet e 11 Majit....

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

E ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate për deputete në listë të...

Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin Drenas–Skenderaj, konkretisht në fshatin Polluzhë...

Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç quhen rëndomë "vape". Sot, e...

Lajme të tjera

Web TV