Tentoi të vrasë Lul Berishën, dënohet me 16 vite burg kosovari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 24 vite burg Arlind Ahmetin, i cili 15 vite më parë tentoi ti bëjë atentat ish kreut të bandës së Durrësit Lulëzim Berisha. Ajeti u gjykua me gjykim të shkurtuar dhe për këtë përfiton uljen me 1/3 e dënimit.

Kosovari ishte dënuar në mungesë me 20 vite burg nga ish Gjykata për Krime të Rënda, por pasi u arrestua dhe u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin ai kërkoj rihapje të çështjes, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Pas shqyrtimit të kësaj çështje togat e zeza e gjetën fajtor Ajetin i cili do të vuaj 16 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

“Më 30 gusht të 2005 Ahmet Ajeti dhe O. K., të porositur nga E. D., dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë Lul Berishën.

Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej Berisha, Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën ku dhe  është vetëplagosur.

Ajeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje.”, thuhet në dosje./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV