Zlatan Ibrahimovic i rikuperuar. Ndaj Spal do ta nisë nga pankina

Pa të në fushë, kanë ardhur 6 gola në dy ndeshje në kampionat, ndaj Lecce dhe Roma, dhe vendin e tij si solist e ka zënë me meritë kroati Ante Rebic.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zlatan Ibrahimovic është në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Spal nesër, por kushtet e tij fizike dhe stërvitja jo optimale do ta bëjnë ta nisë transfertën nga pankina. Pa të në fushë, kanë ardhur 6 gola në dy ndeshje në kampionat, ndaj Lecce dhe Roma, dhe vendin e tij si solist e ka zënë me meritë kroati Ante Rebic.

Këtë sezon Zlatan Ibrahimovic e ka nisur vetëm dy herë ndeshjen nga pankina ndërsa të gjitha sfidat e tjera, trajneri Pioli nuk e ka kursyer bomberin me origjinë boshnjake. Por tani janë shtuar dilemat nëse kuqezinjtë duhet ta mbajnë Ibrën, pasi nëse konfirmohet trendi i ndeshjeve të fundit, duket se Milan është më mirë pa të.

Rebic si sulmues i parë, veç përjashtimit në Kupën e Italisë ndaj Juventus, nuk ka gabuar në thuajse asgjë. Fatal pranë portës dhe i saktë në pasimet në thellësi. Zgjidhjet e kroatit kanë vënë në pah edhe treshen e mesfushorëve pas krahëve, pasi Bonaventura, Calhanoglu e Castillejo kanë shënuar të gjithë në dy ndeshjet e fundit. Zlatan Ibrahimovic tani nuk është i pazëvendësueshëm.

Të fundit

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Aksident në rrugën Laç–Patok, plagoset njëri nga shoferët

Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete. Si pas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e...

Luçiano Boçi: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por nga vota e lirë

Luçiano Boçi, në deklarata ekskluzive për A2 CNN, shpjegoi pse opozita vendosi të dalë në protestë ditën kur në Tiranë erdhën ndërkombëtarët për Samitin...

Lajme të tjera

Web TV