A do ta padiste Haradinajn?/ Majko kundra Ramës: As që diskutohet që jo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Diasporës Pandeli Majko teksa ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë deklaron se Kosova kishte shumë nevojë në këto momente për vizitën e anjë autoriteti të lartë nga Tirana pasi situata atje është shumë e ndërlikuar.

Gjatë një interviste në “A-Show”, Majko deklaroi se vizita e Ramës në Kosovë nxiti një funksionalitet të brendshëm të jetës politike pasi sipas tij situata atje është e kontraktuar.

“Situata është shumë e komplikuar. Kosova është zhytur në një krizë institucionale. BE nuk e konsideron presidentin si pjesë e negocimit. E tillë është situata. Qeveria funksionon në bazë të votave të deputetëve serbë.

Vizita e kryeministrit erdhi menjëherë pas kësaj situate. Gjëja më normale. Problemi e kishte të nevojshme vizitën e një autoriteti të lartë shqiptar. Ajo nxiti një funksionalitet të brendshëm të jetës politike pasi situata në Kosovë është e kontraktuar. Jam kundër asaj që thonë se Rama do të bashkonte palët, pasi as ai vetë nuk i beson”, tha Majko,  ish kryeministri i vendit gjatë krizës së luftës në Kosovë.

Lidhur me padinë e ngritur nga kryeministri Edi Rama ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i pyetur nëse do të bënte të njëjtin akt që bëri edhe kryeministri, Majko u shpreh i prerë: “As që diskutohet që jo”.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë....

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kështu u shpreh kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët...

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe...

Lajme të tjera

Web TV